Përbërësit
-
2 kuti Cironka nën vaj
-
200 gr.domate Paccheri
-
një dorë Domate të thata nën vaj
-
2 thelpinjë Hudhra
-
Disa degë Trumëz
-
4-5 lugë Burrata
-
1 gotë Vere e Bardhë
-
1 lugë Kaperi
Udhëzimet
Vendosni makaronat të ziejn në ujë të valuar me dy grushta kripë të trashë.
Ndërkohë merremi me salcën.
Në një tiganë shtoni vajin e konserves së cironkave, hudhrat e grira imët dhe shtoni dhe cironkat. Trazojini derisa cironkat të shkrihen e të bëhet një krem. Shtoni dhe disa gjethe trumëze. Më pas bashkoni domatet nën vaj të prera hollë dhe kaperin. Piperoseni. Përziejini që shijet të lidhen dhe shuajini me verë të bardhë.
Sapo vera të avulloj, kulloni makaronat, shtoini te tigani i salcës së bashku me një garuzhe nga uji i zierjes së makaronave. Përzijini në tiganë që shijet të lidhen.( unë nuk i shtoj kripë salcës pasi cironkat kanë shumë shije dhe janë tepër të kripura plus dhe uji i makaronave që i shtojmë në tiganë e kripos mjaftueshëm) Jashtë zjarrit shtoni dhe copëza burrate, akoma disa cironka dhe disa degë trumze dhe shërbejeni.
Submit your review | |
Makarona Paccheri me cironka, domate të thata dhe burrata
Average rating: 0 reviews