Përbërësit
-
250 gr Makarona Bizelesh
-
1 bullafiq Patellxhan
-
Një dorë Domate Qershizë
-
2-3 thelpinjë Hudhra
-
Pak Kripë
-
Pak Piper të zi
-
Disa gjethe Borzilok
-
2-3 lugë Vaj ulliri
-
2-3 lugë Djathë i butë Squacquerone
Udhëzimet
Patëllxhanin priteni ne kubikë të vegjël. Vendosni vajin të aromantizohet me hudhrat dhe borzilokun, shtoni patëllxhanët dhe skuqini, kur të jenë gati shtoni kripë dhe piper të zi. Bashkoni dhe domatet e prera në mes dhe vijoni dhe pak kaurdisjen.
Veçmas zieni makaronat në ujë me kripë aq sa e kanë të shkruar në paketimin e tyre. Kur të jenë gati kullojini dhe bashkojeni te tigani me perime. Përzijini akoma mbi zjarr që shijet të lidhen dhe shërbejini me djathin e butë.
2 Comments Hide Comments
Te lumshin duart e dashur .
E adhuroj dekorin modest qe ke perdorur 💖🥰👌
Faleminderit 🥰