Ingredients
-
300 gr miell qiqrash
-
2–3 lugë vaj ulliri
-
100 gr fara mikse
-
1 lugë e vogël kripë
-
1 lugë e vogël paprika
-
1 lugë e vogël pluhur hudhre
-
180 ml ujë (ose pak më shumë, sa të formohet një brumë i butë)
Directions
Përgatitja:
-
Përziejini të gjithë përbërësit në një tas dhe shtoni ujin pak nga pak derisa të formohet një brumë i butë, jo i ngjitshëm.
-
Vendoseni brumin ndërmjet dy letrave furre dhe hapeni në një petë të hollë.
-
Priteni në forma sipas dëshirës.
-
Vendosini në tavë me letër pjekjeje, spërkateni sipërfaqen me vaj ulliri dhe fletëza kripe.
-
Piqini në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 40 minuta, derisa të bëhen krokantë.
-
Lërini të ftohen plotësisht dhe ruajini në kavanoz ose kuti hermetike deri në 1 javë.