Përbërësit
-
250 gr. KumbullaTë pastruara dhe prer në mest
-
350 gr. MiellManitoba ose 00
-
1filxhanë kafe Mjaltë
-
1filxhanë kafe Vaj ulliri
-
1 pako Pluhur pjekës për ëmbëlsira
-
Pakëz Kripë
-
1 gotë Qumësht
-
1 gotë Ujë
-
3 lugë SheqerPër mbulesen sipër
-
1 filxhanë kafe Sheqer
-
2 cop Vezë
-
1 majë luge të vogël Arrë myshku pluhur
Udhëzimet
Pastroni kumbullat dhe pritini në dysh ose në katërsh.
Në një enë të madhe rrihni me mikserin elektrik vezët me sheqerin dhe shtoni pak nga pak vajin e ullirit duke e rrahur me shpejtësi derisa të emulsionohet. Ngrohni paksa qumshtin dhe shkrini në të mjaltin sa të hollohet paska që ta kemi më të thjeshtë për ta përzier dhe shtojeni te masa me vezë, rriheni përsëri.
Tani veçmas bashkoni me miellin, kripën, pluhurin pjekës dhe arrën e myshkut dhe shtojeni te përbërja me vezë duke e situr dhe rrahur vazhdimishtë.
Nëse ju duket shumë i trash shtoni herë pas here ujë nga i përbërsëve. Nëse e kërkon të gjithë ujin mund tja shtoni të gjithë. Kur masa të jetë formuar mirë, derdheni në një tavë të ulët ose tortier të cilën më parë e kemi lyer me gjalpë dhe pluhurosur me sheqer.
Nivelojeni mirë brumin në tepsi dhe sipër tij zhysni kumbullat duke i shpërndarë në të gjithë sipërfaqen. Spërkateni mirë me sheqer sipërfaqen.
Futeni të piqen në furrën e nxehur më parë në 200 gradë derisa sipërfaqja e saj të jetë krokante dhe sheqeri është karamalizuar mirë.
Shërbejeni akoma të ngrohtë dhe me një top akullore sipër është edhe më e mirë.