0 0
Kek me arra, mjaltë dhe boronica të thata

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
4 kokrra Vezë
300 g Miell arrash
100 g Cokollatë e zezë (80%)
100 ml Mjaltë
80 ml Gjalpë i shkrirë i kaurdisur derisa të marrë ngjyrë kafe të artë
100 g Boronica të kuqe të thata
12 gr Pluhur pjekës për ëmbëlsira 1 pako
Pak kanellë

Kek me arra, mjaltë dhe boronica të thata

Features:
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Cuisine:

Kek i pasur me miell arrash dhe çokollatë të zezë, ëmbëlsuar natyrshëm me mjaltë dhe boronica të thata. Një kombinim dimëror me aromë të ngrohtë kanelle, teksturë të butë dhe shije të thellë që të përqafon me çdo kafshatë. Ideale për një pasdite të qetë ose për të ndarë me njerëzit e dashur.

  • Serves 8
  • Medium

Ingredients

Directions

Share
Përgatitja:
1.Rrihni vezët mirë derisa të formohet një masë e fryrë dhe e lehtë.
2.Shtoni mjaltin dhe përziejeni butësisht.
3.Shtoni miellin e arrave dhe çokollatën e grirë hollë me rende.
4.Më pas, shtoni gjalpin e shkrirë dhe përziejeni masën derisa të njëtrajtësohet.
5.Shtoni pluhurin për pjekje, pak kanellë dhe në fund boronicat e thata.
6.Derdhni brumin në një formë të lyer me pak gjalpë ose të shtruar me letër pjekjeje.
7.Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 30–35 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të mos ngjitet te thika kur e shponi në mes.
previous
Fokaçe me hikërr dhe shije mesdhetare
next
Salcë me patëllxhan dhe speca të pjekur
previous
Fokaçe me hikërr dhe shije mesdhetare
next
Salcë me patëllxhan dhe speca të pjekur

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here