Përbërësit
-
Për bazen:
-
3 Vezënë temperaturë ambienti
-
1 gotë Gjalpëi shkrirë
-
1 pako Pluhur pjekës për ëmbëlsira
-
3 gota Miell
-
1 gotë Miell bajamesh
-
1 lugë e vogel Ekstrakt vanilje
-
2 gota Lëng PortokalliJo plot
-
1 gotë Sheqer
-
1 gotë e vogël Konjak
-
Për sipërfaqen
-
4-5 kokrra Mollë
-
Një dorë Fleteza Bajamesh
-
Pak Sheqer
-
Pak Gjalpë
-
Pak Mjaltë
Udhëzimet
(Masat janë bërë me gotat 1 përdorimshe)
Qëroni mollët dhe pritni në feta shumë të holla.
Vendosini të gjithë përbërësit e bazës në blender dhe përzijini derisa të bëhet një masë e kremtë.
Lyeni një tavë të ulët për torta me gjalpë dhe spërkateni me miell, derdhini në të brumin. Mbulojeni sipërfaqen e brumit me fetat e mollës, shtoni sipër fletëzat e bajameve, spërkateni me sheqer dhe shtoni pakëz gjalpë nëpër të gjithë sipërfaqen e kekut.
Vendoseni në furrën e nxehur më parë të piqet në 180°C për 25-30 minuta
(Bëni provën e shkopit përpara se ta hiqni nga furra)
Pasi të jetë pjekur lyeni të gjithë sipërfaqen e kekut me pak mjaltë ose reçel portokalli të holluar me ujë të ngrohtë.
Shërbejeni sipër me akullore me vanilje kur keku është ftohur paksa.