0 0
Karkaleca me salcë domatesh dhe shoqërueset

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
500 gr Karkaleca
1 Kanaçe me domate
2 Thelpinjë hudhër
2-3 lugë Vaj ulliri
1 tufë Majdanoz
1 gotë Vere e Bardhë
Pak Kripë
Pak Piper të zi
1 fetë mesatare Djathë të Bardhë

Karkaleca me salcë domatesh dhe shoqërueset

Për mbrëmjet tuaja festive një pjatë meze e plot

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Në nje tigan aromantizoni vajin me hudhrat e grira imët dhe majdanozin dhe kur të jetë gati shtoni dhe domatet e plota të cilat do ti shtypni me pirunë. Shtoni kripë dhe piper të zi dhe lërini të gatuhen rreth 10 minuta duke i përzier vazhdimishtë. Pastaj bashkoni te salca dhe karkalecat dhe kaurdisni për disa minuta, në fund shuani me verë të bardhë dhe lëreni të gatuhet akoma derisa në ajër mos të ndjeni me aromën e alkoolit.
Vendoseni nëdy ose 4 enë individuale ose dhe tasa porcelani të vegjël dhe pse ideale do ishin tigan për ta bërë pamjen me të prezantueshme.Shkërmoqini djathin sipër.

 

Shoqërueset:
Bukë e thekur.
Bukë e stilit baguette e prer në mënyrë diagonale.
2 lugë gjalpë të shkrirë dhe aromantizuar me hudhër dhe majdanoz të grirë imët. Lyeni bukët me to dhe vendosini te theken në zgarë ose furrë per pak minuta.

Xaxiqi
Xaxiqin mund ta bleni dhe të gatshëm por mund ta bëni dhe vetë pasi ka kosto minimale.
200 gr kos grek
2-3 trangul turshi
1 thelpi hudhër
Pak kripë
2 lugë vaj ulliri
Një tufë e vogë majdanoz.


Kosin vendosni në një tas dhe shtoni kripë, koperin e grirë imët, trangullin dhe hudhrën e grirë me rende, vajin e ullirit dhe përzijeni, Vendoseni në një tas të vogël
Pjesa tjeter janë ullinjë kallamata grek por mund të përdorni çdo lloj ulliri tjetër që dëshironi.
Të gjitha këto vendosini në harmoni me njëra tjetrën para se ti shërbeni.

Uarda Shahinaj

para
Midhje fiston të thekërisura me spinaq dhe gorgonxola
pas
Biskota me limon
para
Midhje fiston të thekërisura me spinaq dhe gorgonxola
pas
Biskota me limon

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here