0 0
Hummus me kungull dimëror pa salcë Tahin

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
200 gr. Qiqra Të ziera më parë, ose 1 kanaçe të gatëshme
5 feta Kungull dimëror
2 lugë Vaj ulliri
2 lugë Susam
2 lugë Vaj Susami
1 lugë e vogël Kripë
Lëngu i 1 Limon
2 thelpinjë Hudhra
Pak Djathë të Bardhë
2 lugë Kokrra Shege
disa Spec djegës i thatë

Hummus me kungull dimëror pa salcë Tahin

Një recete për të lëpir gishtat e ngrën çapa çapa ashtu siç do shijonte më shumë

  • 15
  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Fetat e kungulli qëroini dhe vendosini në një enë ku do të shtoni sipër pak kripë dhe vaj ullir. Piqen në furrë në 180° derisa të jenë gati.

Nxehni vajin e susamin dhe thekërisni në të pak fare farat e susamit. Hiqeni dhe ruajeni mënjanë.

Në një mikser vendosni qiqrat e zjera, kungullin e pjekur, thelpinjtë e hudhrës, suzamin e pjekur, lëngun e limonit, kripë, vaj ullir, dhe bluajeni derisa të bëhet një krem homogjen. Nese ju rezulton shumë i trash mund ti shtoni dhe 1 filxhanë kafe ujë të ngrohtë.

Dekorojeni sipër me kokrra shege, djathë të bardhë, spec djegës të thatë dhe të shkërmoqur dhe akoma pak vaj ulliri.

Shërbejeni me feta buke të thekur.

 

 

para
Qofte me lëng
pas
Qofte me mish qengji të aromantizuara me lëkura limoni dhe mëndër
para
Qofte me lëng
pas
Qofte me mish qengji të aromantizuara me lëkura limoni dhe mëndër

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here