0 0
Gjel me gjalpë dhe erëza

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 Gjel i vogël
2 lugë Gjalpë Në temperature ambjenti i bërë pomad
1 lugë Mustardë
2 lugë Vaj ulliri
3-4 lugë Lëng limoni
2 lugë të vogla Kripë
1 lugë Erëza Provence
Pak Piper të zi
Pak Pluhur hudhre
1 gotë Vere e Bardhë
Disa degë Rozmarin
Disa thelpinjë Hudhra

Gjel me gjalpë dhe erëza

Një pjatë që do i bej të dielat tuaja edhe më të shijshme

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Nëse keni mundësi marinoni gjelin që një natë më parë në të kundërtën disa orë i mjaftojnë. Pra bashkoni të gjithë përbërësit e marinimit dhe lyeni mirë gjelin nga të gjitha anët, më pas lëreni të marinohet.

Kaloi koha e marinimit nxehni fortë zgarën e Tescoma-s dhe kur të jetë gati thekëriseni gjelin nga ana e lëkurës derisa ti kijohen ato vijëzimet e bukura që krijohen nga zgara.

Më pas kthejeni nga ana tjetër, shtoni në tavë 1 gotë verë të bardhë  degë rozmarine dhe disa thelpinjë hudhër të pa qëruara, mbulojeni më pas mishin me letër furre dhe vendosni të piqet në furrën e nxehur më parë në 160°C për 50 minuta. Më pas ngrijeni temperaturën e furrës në 200°C dhe hiqeni letrën mishit në mënyrë që të theket mirë nga të gjitha anët dhe të marri ngjyrën e bukur të kuqerremt.

Shërbejni me patate furre ose pilaf si unë.

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Gjel me gjalpë dhe erëza
Average rating:  
 0 reviews

para
Patëllxhan zgare, me djathë dhie, rrush të thatë, dhe fistik
pas
Pappa al pomodoro-Përshesh me domate
para
Patëllxhan zgare, me djathë dhie, rrush të thatë, dhe fistik
pas
Pappa al pomodoro-Përshesh me domate

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here