Përbërësit
-
1 Qep
-
200 gr. Fasule
-
4 Pjesë pulePjesët që dëshironi
-
2 lugë Vaj ulliri
-
2 lugë Gjalpë
-
2 gjethe Dafinë
-
3-4thelpinjë Hudhra
-
disa degë Trumëz
-
Sa mjaftonë Kripë
-
Sa mjaftonë Piper të zi
Udhëzimet
Lërini fasulet në ujë për më shumë se 4 orë në këtë mënyrë do njomën dhe tretja e tyre pasi i keni konsumuar do jetë më e lehtë.
Më pas vendoseni të ziejnë në ujë me kripë derisa të jenë gati. Kullojini.
Veçmas zieni mishin e pulës me gjethe dafine dhe disa thelpinjë hudhër derisa të jete gati rreth 15 -20 minuta i duhen.
Vendosni gjalpinë të shkrihet sëbashku me vajin e ullirit, shtoni dhe gjethet e trumzës. Vendosni copat e pulës të thekërisën nga te dy anët. Kur të jenë gati hiqini dhe ruajini mënjanë. Te i njëjti tigan kaurdisni qepën e grirë imët sëbashku me hudhrat e prera në feta dhe sapo të fillojë të zverdhet bashkoni fasulet e kulluara nga uji. Kaurdisni për pak minuta që shija e tyre të pasurohet me aromën e mirë të qepës dhe gjalpit dhe kur e shikoni që janë mjaftueshëm kriposini, piperosni vendosni dhe mishin që lamë mënjanë. Shtoni dhe 4-5 garuzhe nga lëngu i pulës dhe trasferojeni përgatitjen në furrën e ngrohur me parë në 180°C për 45-50 minuta ose derisa sipërfaqa të jetë ajkosur. Nëse e doni me më shumë lëngë mund ti shtoni akoma me shumë lëngë pule në të kundërtërn mund ta lini akoma në furrë nëse e dëshironi të thatë.
Shërbejni me feta buke të thekur.
Këshilla ime është ta kosnumoni vetëm në drek dhe nëse do i lejoni vetës më pas një shëtitje apo pak aktivitet fizik. Mos e përgatisni shpesh se bëheni të varur 😛
Submit your review | |
Great as always