Përbërësit
-
1 kanaçe të ziera Qiqra
-
1 mesatare Qep
-
2-3 thelpinjë Hudhra
-
Pak Djathё tё butё dhie
-
2 lugë Vaj ulliri
-
2 lugë me kokrra Sheg
-
Pak Kripë
-
Pak Piper të zi
-
1 lugë të vogël Curry
-
2 cop Pite arabe
-
Lëngun e 1 Limon
Udhëzimet
Kaurdisni hudhrën dhe qepën e grirë imët me vajin e ullirit, shtoni në të curry- n, kripë dhe piper të zi.
Kur vaji të aromantizohet, shtoni në të qiqrat e kulluara dhe të shpëlara nga uji i konservimit.
Lërini që qiqrat të marrin shijen e erëzave dhe shtoini dy gota ujë. Mbulojini me kapak, ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhen derisa gjella të trashet dhe të lezetohet.
Veçmas thekni mirë pitet derisa të bëhen kërce dhe coptoini në copa të vogla.
Kthehemi te gjella, pasi ka përthithur të gjithë ujin dhe në shije është lezetuar, shuajeni me lëngun e limonit. Lëreni që lëngu i limonit të avullojë.
Tani shtoni dhe piten e shkërmoqur dhe hiqeni nga zjarri.
Vendoseni në një pjatë servirje ku do ti shtoni sipër dhe djathin e butë të dhis dhe kokrrat e shegës.
Shërbejeni,
Shënim: është e mirë si e ftohtë ashtu dhe e ngrohtë. Ë
Submit your review | |
????????????????