• Home
  • Pjatanca
  • Byreku i bariut me fasule dhe pure nga rrepa selino
0 0
Byreku i bariut me fasule dhe pure nga rrepa selino

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
1 gote fasule të ziera më parë
1 Qepë
2 Karrota
1 degë selino
1 gotë pure domatesh
2 thelpinjë Hudhra
Pak Kripë
Pak Piper të zi
1 lugë të vogël Paprika
1 tufë e vogel Majdanoz
Për shtresën e sipërme
1 rrep Selino e zier më parë
2 lugë Parmixhano i grirë
Kripë
Piper të zi
Barë qepe
Pak Vaj ulliri

Byreku i bariut me fasule dhe pure nga rrepa selino

Features:
  • Vegjetariane
Cuisine:
  • Serves 4
  • Medium

Ingredients

  • Për shtresën e sipërme

Directions

Share

Kaurdisni qepën e grirë imët me vajin e ullirit. Shtoni hudhrat e grira imët, kripë, piper të zi, paprika dhe pak majdanoz të grirë.
Vijoni kaurdisjen dhe shtoni dhe karrotat dhe selinon e prerë në kubik. Kaurdisini derisa qepa të zverdhet disi, bashkoni me të fasulet dhe puren e domateve. Shtoni 1 filxhanë kafe ujë dhe lëreni të gatuhet disi.
Ndërkohë bluani rrepën selino me kripën, piperin, parmixhanon derisa ta bëni pure. Shtoni dhe barin e qepës të prer imët.
Kur fasulet dhe salca të jenë trashur disi trasferoijini në një tavë dhe sipër mbulojeni me puren e rrepës selino. Spërkateni sipërfaqen me vaj ulliri dhe vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180•C për 35 minuta pak a shumë ose derisa shikoni që sipërfaqa është thekërisur.
Lëreni të ftohet paksa para se ta shërbeni.

 

admin

previous
Rosto feste aromantizuar me “All spices”
next
Salmon me shije umami
previous
Rosto feste aromantizuar me “All spices”
next
Salmon me shije umami

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here