Ingredients
-
250 gr hikërr (e lënë në ujë me 2 lugë uthull molle për 4–24 orë)
-
2 vezë
-
250 gr djathë i bardhë
-
1 filxhan kafe vaj ulliri
-
2 lugë fara liri
-
1 lugë e vogël kripë
-
250 ml ujë i vakët
-
7 gr maja birre e thatë
Directions
Përgatitja:
-
Kullojeni hikërrën pasi të jetë lagur dhe shpëlajeni mirë.
-
Në blender vendosni hikërrën, vezët, djathin e bardhë, vajin e ullirit, farat e lirit, kripën dhe ujin e vakët ku më parë keni tretur majanë.
-
Bluajeni mirë derisa të përftoni një masë kremoze dhe homogjene.
-
Derdhni brumin në një tavë të sheshtë të shtruar me letër furre ose të lyer me pak vaj.
-
Lëreni të vijë në një vend të ngrohtë për rreth 1 orë.
-
Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 50 minuta.
-
Lëreni të ftohet përpara se ta prisni dhe ta shijoni.