Reçel me vishnje
Vera eshtë koha e glikove dhe Reçelit.Sot me një tjetër përgatitje me arom shtëpie, Reçel me vishnje.
2 kg vishnje
300 gr sheqer me mirë nëse do përdorni sheqerin kaf
1 gotë ujë
Pastroni vishnjet nga bishti, bërthama duke i prerë ato në mes pa i prishur formën.Kjo eshtë puna më e besdisur që do bëni por mendoni për rezultatin final dhe do ju iki lodhja.Ju këshilloj të përdorni dorezat sepse vishnjet jua bëjn duart e zeza.Vendosini në një enë të bollshme shtoni sheqerin dhe ujin dhe përzijini mirë.Vendosni në zjarr të avashët me kapakun gjysem të hapur dhe lëreni të gatuhet për rreth 1 orë.Përzieni herë pas here që mos ngjitet dhe duke i hequr shkumën që formon sipër.Bëni provën duke vën pak reçel në pjatë nëse ai nuk ju përhapet dhe lëngu duket i trash eshtë gati.Ndajeni në kavanoza të stelirizuar.Mbyllini mirë me kapak,kthejini përmbyse dhe lërini ashtu derisa të ftohen.Pastaj vendosini kavanozat të ziejnë në ujë të valuar për 20 minuta.Ruajeni në vend të fresket dhe pa lagështirë.
Nëse nuk e doni me copa të dukshme reçelin para se ta hidhni në kavanoza munde ta grinin me grirësin në zhytje.
😛
Ju bëftë mirë 🙂