Reçel dardhe me arom xhenxhëfili
Nëse i doni shumë këto shije do të doni shumë dhe këtë reçel. Dardhat janë akoma në stinë dhe janë shumë të ëmbla ndajë nuk i hodha fare sheqer i shtova vetëm 2 lugë mjaltë. Ju nësë doni mund ti shtoni 100- 150 gramë sheqer kaf.
1 kg. dardha
1 rrënjë të vogël xhenxhefil
2 lugë mjaltë
1 lugë gjalpë
1 lugë kafe kanell
Qëroni dardhët nga lëkura dhe farat dhe pritini në copa të vogla, vendosini në një enë me fund të trashë me gjithë gjalpin ku do i kavërdisni ngadal ngadal. Qëroni dhe xhenxhëfilin dhe grijeni me rende nga kjo masë merrni dy lugë kafeje dhe shtojeni te dardhat sëbashku me kanellën.
Kur dardhat të jenë zbutur mirë dhe kanë shteruar gjithë ujin, shtoni mjaltin dhe jepini një të bluar derisa të bëhen krem. Këtë krem kalojeni në një sitë dhe pjesën e kaluar poshtë vendoseni përsëri në zjarrë dhe lëreni të trashet mirë derisa të bjeri me vështirsi nga luga.
Vendoseni në enë qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Për një periudhë më të gjatë ruajtje, futini në kavanoza të sterilizuar, dhe ziejini me kokë poshtë në ujë të nxehtë për 10 minuta. Ruajini më pas në një vendë të errët dhe të freskët.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |