Ranch Dressing
Dressing është termi i përdorur per marinim.Ranch Dressing është salca më popullore dhe më perdorur në Amerik.Ajo vjen e përdorur si dipping sauce (sals për ngjyerje) si të patateve të skuqura,krahëve të pulës,unazave te qepës dhe trangujve te skuqurë.Përdoret për marinimin e sallatave patateve në furre,ato të ziera dhe shpeshe herë e gjeni sipere picave Americane.
Emrin e merre nga krijuesit e saj Steve dhe Gayle Henson te cilet ne 1945 hapen nje lokande-hotel në Santa Barbara te Californise të cilën e quajten Hidden Valley Ranch.Krijuan kete salsë dhe filluan tja shisnin visitorve dhe u thonin qe eshte shpikur në Alaska.Suksesi qe i menjëhershem.
Me vone krijuan dhe nje pluhur të gateshem qe mjaftonte vetem ta perzije me pana te tharet ose buttermilk (i cili nuk është gjë tjeter vetem hiri qe ngelet pasi formohet gjalpi.)
Natyrishtë si për cdo recet tjeter,ndryshon në kohe dhe secili e personalizon sipas shijeve te tijv.Një nga versionet origjinale eshte ky qe po ju shkruaj me poshte.
Natyrishtë perbersit jan pak të veshtire per tu gjendure ne Shqiperi por jam e sigurte qe ne rrjetine supermerkateve Conad ose dyqanet Neranxi do ti gjeni.Se shpejti do kthehem ne Shqiperi dhe do interesohem ku mund të gjenden përberes të veçante duke ju shkruar adresat e sakta.Keshtu shpresoj do ju ndimoj më shumë për te krujuar recetat me bazë këte sals.
PERBERSIT:
1 luge çaji majdanoz i thatë
gjysëm luge çaji ,pluhur hurdhre i thate (ka konsistencen si piper i bluar i bardhe)
1 luge caji hurdher gjarperi -Erba cipollina e thatë
nje maje luge trumëz e thate.
200 gr pana të tharet (nese nuk e gjeni te gatëshme mjaftoni te perzieni lengun e një limoni me pana te fresket,perziejni mire deri sa te formohet tip kremi dhe eshte gati)
buttermilk sa mjaftone.
(Buttermilk mund ta nxirni duke rrahur me rrahësen elektrike 100ml pana te fresket 20 minuta rrjeshtë.Pana ne kete menyre montohet ne shkum dhe çmontohet perseri duke formuar pjesen e yndyrës qëështe gjalpi dhe hiri që mbetet eshte buttermilk.)
PERGATITJA:
Perzjeni aromat e thata me pak krip dhe shtoni në të panen e tharet shtoni buttermik sa mjafton (nëse e doni per sallate lereni me te lengshme,nese e doni per te ngjyre lereni si nje krem i trashë.Perzijeni mire dhe Ranch Dressing ështe gati.
Në munges te panës se tharet mund ti shtoni kos të trashë.Për ti dhëne një shije akoma më te fortë pergatitjes i shtoni nje lugë majonez.
Ju bëftë mirë 🙂