Radhiqe të egra me vezë
Siç ua kam thën e stërthën recetat e shpejta që si mendon gjatë, dalin më të shijshmet. Kjo ishte një nga ato recetat “të pastroj frigoriferin”
300 gr. radhiqe të egra
2 qep të njoma
2 vezë
2 speca
2 thelpinjë hudhra
2 lugë vaj ulliri
2-3 domate
kripë dhe piper i zi
disa gjethe borzilok
100 gr. gorgonzola
Prisni hollë qepën, hudhërat dhe vendoseni të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni specat dhe radhiqet, kaurdisini sëbashku. Shtoni dhe domatet e prera dhe ulni flakën. Kriposeni shtoni borzilok dhe piper të zi dhe lëreni që gjella të lezetohet. Sapo domatet të fillojnë të përthajnë lëngun shtoni dhe gjysëm gote ujë dhe lëreni përsëri në zjarr derisa salca të trashet. Më pas vendosni dy vezët, gorgonzolën e shkërmoqur mbulojeni me kapak dhe lëreni që veza të mpikset. Kur të jet gati hiqeni dhe shërbejeni.
Ju bëftë mirë ????
Submit your review | |