Quiche Lorraine
Receta tipike e gastronomisë Franceze e njohur dhe e vleresuar ne gjithe boten.
PERBERSIT:
Brumi Brisè gjate pergatitjes se tije shtojini pak krip
300 ml pana e fresket
250 gr pançeta e tymosur
pak kripe dhe piper i zi
pak arrë myshku
150 gr djathe groviera ose pize i grire
1 veze komplet dhe 3 te verdha.
PERGATITJA:
Pike se pari pergatisni brumin sipas kesaj recete Brumi Brisè
Hapeni brumin me ndihmën pak miellit dhe shtrojeni në një tepsi me letër furre poshte.Llogarisni që ta hapni në madhësin e tepsise duke mbuluar dhe anët e sajë.Shpojeni me pirun fundin dhe sipër vendosni përsëri letër furre dhe mbi të shtroni fasule.Kjo shërben që brumi gjatë pjekjes të ruaj formen e tepsisë.Vendoseni në furrë e nxehur më pare në 190° per rrethë 10-15 minuta.Ndërkohe vendosni një tenxhere me ujë të nxehet dhe kur të ketë marre valë shtoni në të pançeten e tymosur të ziej per rreth 10 minuta.Kjo shërbene për ti hequr yndyrën e tepert pançetës kur të jen gati kullojini dhe lërini mënjane të ftohen.
Rrihni vezët me pak kripë dhe piper të zi dhe shtoni panën e freskët bashkë me pak arrë myshku.Perzijini mirë deri masa te jet bëre kremoze.
Kur brumi brisè të ketë kaluare kohën e pjekjes ulni furrën në 170°,hiqni letrën me fasule dhe shtoni ne siperfaqe e tijë djathin e grirë,pastaj komposton me pana dhe veze dhe sipër shtoni pançetën e tymosur.Vendoseni të piqet në furrën 170° per 15-20 minuta ose deri kur shikoni që siperfaqja të ketë marrë ngjyre të artë.Lereni të mpikset dhe të ftohet disi para se ta servirni.
Ju befte mire 🙂