Qofte qingji në tavë balte
Për të sjellë më ndryshe mishin e qingjit sot e solla si qofte në tavë balte me kos.
PERBERSIT:per 4-6 persona
Për qoftet
500 gr mish i grirë qingji
2 qep të njoma
pak majdanozë
pak koper
krip dhe piper i zi
tuli i 2-3 fetave buke
pak qumësht
2 thelpinjë hurdhëra
1 vezë
1 lugë e vogël sodë buke
pak vaj ulliri
Për kremin me kos:
600 ml kos
2 vezë
krip dhe piper i zi
200 ml lënge mishi të bëre vet Lëngjet vegjetale,të mishit dhe të peshkut
PERGATITJA:
Fillimishtë merremi me përgatitjen e qofteve.Fusni tulin e bukës të zbutet në pak qumësht.Mishin e qingjit e bashkojmë me vezët,sodën e bukës,hurdherat e shtypura,majdanozin dhe koperin e grirë imët,pak krip dhe piper të zi,qepën e grire imët ,e gjithe gjethet dhe tulin e bukës së shtrydhur nga qumshti.I përzini mirë me duar derisa të formoni një masë homogjene.Fomorni me këtë masë qofte të vogla dhe vendosni në tavat e baltës me pak vaj ullir dhe futini në furrë të piqen në 180° për 15 minuta.
Ndërkohe përgatisni kremin e kosit dukke rrahur vezët me pak kripë dhe piper të zi,shtoni kosin dhe lëngun mishit.Perzijini dhe shtojeni sipër qofteve që kemi në furrë.Lërini të gatuhen derisa salsa me kos të mpikset.Duhen rreth 20 -25 minuta.
Shërbejini të ngrohta.
Ju bëfte mirë 🙂