Qofte me thjerza, ton, qep të njoma dhe domate
Përsëri një recetë light, dietike por plot me vitamina, proteina dhe fibra. Ideale si një vakt pas palestrës. E keni kuptuar tshmë që krijimi i qofteve është pasioni im. Plus kur ka mundesi që keto qofte ti konsumjnë dhe fëmijët atëhere dëshira bëhet më e madhe. Për ta kuptohet hiqini piperin e hudhrën nëse nuk e tolerojnë dot.
1 gotë thjerza të lëna në ujë të ftohtë më parë për rreth 1 orë
1 kuti ton natyral rreth 250 gr.
Një dorë domate të vogla
2 thelpinjë hudhër
Një tuf e vogël majdanoz
2 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
2 qep të njoma
Vendosni thjerrzat të ziejnë në ujë të bollshëm për 20 minuta ose derisa shikoni që janë zjerë.
Kullojini dhe vendosni në një mikser ku do të shtoni dhe pjesën tjeter të përbërësve. Bluajini derisa të bëhet një brumë i lidhur mirë. Provoni nese ka akoma nevoj për kripë dhe piper. Pastaj më ndihmën e pak vaji krijoni qofte të madhësis që dëshironi.
Piqieni në furrën e nxehur më parë në 200°C për 15 minuta.
Lërini të ftohen paksa para se ti shërbeni me një sallatë stinore.
Submit your review | |
Nuk e di dmth, me doli brumi shume i lengshem siaps perberesve me lart...
cfar eshte 1 kuti ton natyral rreth 250 gr.peshk
E shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme.
Hera e parë që po e provoja recetën dhe kombinimin e përbërësve.
Recetë e lehtë për tu përgatitur.
Qoftet i shoqërova me coste e karrota në avull e pastaj të karamelizuata në gjalpë, si dhe thjerrza të kuqe të ziera pak e të kaluara në tigan në gjalpë.
Kombinim shumë i shijshëm.