Qofte me thjerza, spinaq dhe brokoli

Këto qofte jan kaq të mira sa ju sdo ta besoni fare me çfarë janë bërë. Me kaq pak përbërës mund të arrihet një shije kaq e mirë. Unë përdora thjerzat e zeza por ju mund të përdorni kë të dëshironi, ato normalet ose të kuqet për të pasur dhe kontrast ndërmjet ngjyrave.
Për 20 qofte
1 gotë plot me thjerza të miat të zeza
dy duar me spinaq
gjysëm koke brokoli të vogël
gjysëm qepe të ëmbël
2-3 thelpinjë hudhra
1 lugë të vogël kripë
piper të zi
një tuf e vogël majdanoz
2 lugë vaj ulliri
një dorë ullinjë pa bërthamë
Vendosni thjerzat të zjejnë per 15-20 minuta sa të jenë zbutur mirë. Me pas lërini të kullojnë derisa të përthahen.
Vendosni në blender ku do të shtoni dhe të gjithë përbërësit e tjerë. Bluajini në maksimumin e shpejtësis derisa masa të jetë një brumë i lidhur mirë, nëse ju duket shumë e ujshme që nuk jua merr mëndja që formohen qofte shtoni një lugë galet.
Pasi e keni brumin në përbërjen që e dëshironi formoni me duart e lyera pak me vaj qofte pak të shtypura. Vendosni në një tavë me letër furre poshtë dhe piqini në furrën e ngrohur më parë në 200°C për 20 minuta.
Lërini të ftohen dhe shoqëroini me një sallate stine si një vaktë vegjetarian i lehtë. Ideal për tu marr me vete në punë.
Submit your review | |