Qofte me qiqra
Nëse themi diet automatikishtë mendja na shkonë te ushqimet vegjetariane dhe receta e sotme është e tillë. Por mund të jetë dhe një alternativ e mirë për fëmijët për ti bër ata të hajnë këtë bishtajore me kaq vlera ushqyese.
për 6 -8 qofte
300 gr. qiqra të thata
2 lugë mustardë
1 vezë
1 hurdhër
1 qep e vogël e ëmbël
2 lugë djathë kaçkavall i grirë
2 lugë galet (peksimadhe)
pak kripë dhe piper të zi
një tuf e vogël majdanoz
Pasi i keni lën qiqrat në ujë për nja 2-3 orë vendosini të ziejnë derisa te zbuten mirë. Kullojini dhe vendosini në një mikser ku me pas do te shtoni të gjithë përbërësit e tjerë dhe grijeni në maksimuni e shpejtesisë derisa të bëhet një masë kompakte. Nësë e keni shumë të ujshme shtoni akoma pak galet. Për variantin e fëmijve mund të mos i shtoni qepën, piperin dhe hurdhrën. Me duart e njoma formoni qoftet duke i gjeshur mirë dhe jepini formën e një qofteje hamburgeri.
Nxehni zgaren dhe vendosni të piqen qoftet. Ne munges të zgarës mundë ti fusni dhe në furrë.
Shërbejini me pak sallatë jeshile anash dhe ja ku keni një vaktë dietik dhe shumë të shëndetshëm.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: shpesh herë kur kam për të trashur brumim e qofteve në vend të galetës unë i shtojë tërhanë. Provojeni dhe do ngeleni të kënaqur.