Qofte e madhe e mbushur në kore sfoljati
Nëse sjeni me diet, nesër përgatiteni këtë pjatë për familjen tuaj. Në shtëpin time s’geli asgjë më në pjatë, nëse akoma jeni me dy mëndje për ta përgatitur 😛
300 gr. mish i grirë viçi
300 gr. mish i grirë derri (une kisha ca salsiçe të freskëta dhe shkërmoqa brumin e tyre)
1 vezë
3-4 thelpinjë hurdhëra
1 qep
2 feta tul buke i njomë me qumësht
gjethe mëndre
rigon
kripë dhe piper i zi
1 majë luge sodë buke
1 lugë vaj ulliri
Pjesa tjetër:
3 vezë
200 gr. proshutë e pjekur ose mortadela
1 petë sfoljat
pak kripë dhe piper i zi
Përgatisni qoften duke bashkuar mishërat, shtoni vezën, tulin e bukës së shkërmoqur, qepën e grirë, mëndrën e grirë, hurdhërat e shtypura, kripë dhe piper të zi, sodën dhe vajin e ullirit dhe punojeni mirë brumin me duar derisa ti lidhni gjithë përbërësit. Ruajeni menjanë.
Ndërkohë rrihni vezët me pak kripë dhe piper të zi shtoni pak vaj në tigenë dhe sapo vaji të nxehet hidhni në të vezët rrahuara dhe beni një si tip omèlete.
Tani merrni brumin e qoftes dhe hapeni si një pet e madhe mbi një letër tave në mënyre uniforme, bëni një shtres me proshut, pastaj vendosni omèletën sipër. Mblidheni në formë roleje duke e ngjeshur mirë me duar. Tani shtroni petën sfoljatë dhe vendosni qoften e madhe sipër saj. Mblidheni mirë nga të gjitha anët. Lyeni sipër me një vezë të rrahur me pak ujë dhe bëni disa prerje të lehta në mënyrë që ti dali ajri gjatë gatimit. Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 200° për 30-35 minuta.
Shërbejeni me garniturat që dëshironi më tepër si patate furre, perime furre, patate rustike etj.
Ju bëftë mirë 🙂
PS: Foton jan të bera me ipad sepse aparatin e kam në servis.