Qifqi Skrapari

Kjo është receta bazë e kësaj pjata ashtu siç e bënin gjyshet e moshuara. Me kos të hollë paksa të tharët dhe me hurdhëra. Diku kam lexuar që i shtonin dhe trangull por stërgjyshja ime që kishte origjinën e largët nga ato vise e bënte të tillë.
2 gota miell
6 gr. maja e thatë
pak kripë
pak ujë i ngrohtë
vaj për skuqje
Pjesa tjetër:
300 ml. kos
1 thelpi hurdhër
pak vaj ulliri
pak kripë
Përgatisni petullat dhe skuqini në masën një kokrre arre në vaj të bollshëm. Thajuani vajin e tepërt me letër kuzhine.
Kosit shtoini pak kripë, hurdhrën e shtypur pak vaj ulliri dhe petullat. Përzijini mirë dhe shërbejeni pjatën.
Ju bëftë mirë 🙂