Qep të mbushura me bollgur dhe perime
Kjo pjatë vetëm nga ngjyrat që ka të bën të mendosh sa e shëndetshme është. E pasur plot me proteina vegjetale të bollgurit dhe vitamina të perimeve mund të jetë një pjatë e vetme për vaktin tuaj ose një kontorno e ndonjë fileto mishi të ziere ose arrosto.
8 qepë të ëmbla
një dorë domate të vogla
disa deg trumëze
1 thelpi hudhër
2 speca jeshilë
2 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
Për mbushjen:
1 filxhan kafe bollgur
1 spec i kuq
2 thelpinjë hudhër
2 lugë ullinjë pa bërthamë
1 kungulleshkë
1 karrotë
pak kripë dhe piper i zi
2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
mbushjet e qepëve
disa deg trumëze
Pastroni qepët dhe vendosini të ziejnë në ujë me kripë për 15-20 minuta. Kullojini dhe lërini të ftohen.
Kur të jen ftohur me një lugë të vogël pastroni mesin e tyre duke i krijuar pak vënd mbushjes.
Qepët vendosini në një tavë të thell.
Ndërsa pjesët e qepës që hoqët grijeni hollë dhe vendoseni të kaurdiset me hudhrat e grira imët, specat e kuq, karrotat dhe kungulleshkën e prerë në kubikë. Kriposini, shtoni piper të zi dhe gjethe trumëze.
Shtoni te tigani i perimeve dhe bollgurin. Kaurdisini sëbashku që bollguri të përfitojë shijen e perimeve dhe shtoni 2 filxhanë kafe ujë. Lërini të ziejë plotësishtë derisa uji të përthahet. Në fundë shtoni ullinjtë.
Kriposni zgavrën e qepës nga brenda dhe mbusheni me bollgur.
Prisni domatet, specat dhe hudhrën dhe vendosini ndërmjet hapsirave boshe të tavës sëbashku me pjesën tjetër të mbushjes që teproi.
Kriposeni, shtoni piper, vajin e ullirit, akoma gjethe trumëze dhe vendosoni në furrë të piqen në 180°C për 30 minuta ose derisa shikoni që qepët janë thekërisur mirë. Shërbejini të ngrohta.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |