Pushimet me nje femi
(Per te gjithe vajzat qe sa her jam diku ne udhetim me shkruajne )
A eshte e lehte te udhetosh me femi te vogel?
Une mendoj qe kete pergjigje duhet ta jepni po ju? Lehtesia vjen gjithmone ne varesi te femijes tuaj, stilit tuaj te jetes, ajo cfare pretendoni ju nga nje udhetim, cfare lloj udhetari jeni dhe mbi te gjitha mosha e femijes. Kur flas mosha e kam fjalen vetem per periudhen e fillimit te ushqimit me luge pasi per mua ajo mund te bej pak problem por edhe nese i jepni ndonjehere ushqime kavanozi nese jeni ne udhetime nuk u be nami. Plus qe restorantet dhe baret edhe ne fund te botes te jeni ofrojne plot mundesi ku mund t’u pergatisin nje supe, pure ose smoothie ashtu sic mund te shtypni vete avokado dhe bananen. E dini vet ju cfare jemi te afta te bejme ne mamat vetem me nje pirun 😂. Pastaj po nuk hengri nje vakt, do haj tjetrin po nuk hengri puren do haj persheshin me kos e ne fund fare nje bidon me qumesht ne dore e biskota do ta haj se sben.
Une udhetimin me te gjate me avion me femijen tim e kam bere 6 ore larg dhe ate me makine 8 ore larg.
Personalisht nuk e shoh ndonje problem te madhe ndoshta sepse jam shume praktike. Besojeni apo jo une udhetoj vetem me nje valixhe.
Sigurisht qe ka dite qe vijojne kapriçot po ato jane kudo si ne shtepi, si kur del per nje kafe me nje shoqe te lokali lagjes ashtu do jene dhe kudo.
Ka penalizime sa te duash pasi me femij nuk mund te shkosh dhe kudo por edhe po nuk vizituat gjithe pikat turistike qe ka nje vend pune e madhe. Rendesi ka te shijoni qtmosferen e atij vendi qe keni zgjedhur. Eshte e lodhshme sigurisht por eshte dhe shume e bukur gjeja. Te shohesh nje femij te vogel si reagon neper bote me femij te nazionalitete te ndryshme, qe mundohet te flasi anglisht e te tjera gjera si keto mendoj se nuk ka zhvillim me te madhe per te.
Ndaj personalisht jam pro udhetimeve me femij rendesi ka te kemi kohen dhe mundesin ti bejme. Gjerat e tjera zgjidhen natyrshem. Ju cfare eksperiencash keni nga udhetimet me femije?