Pulë e tiganisur me patate dhe limon
Nga ato receta të çastit që sajohen me çtë kesh për momentin dhe që dalin më të mira se ato që je ke menduar ti përgatisesh me ditë të tëra.
2 pjes pule
200 gr. patate të reja
rozmarin
pak papika pikante
2 thelpinjë hudhër
1 limon
kripë dhe piper i zi
vaj ulliri
rigon
Jepini një val të shpejtë mishit të pulës në pak ujë me kripë dhe lëngun ruajeni menjanë.
Ndani patatet e reja me gjithë lëkurë në dysh dhe këtyre jepini një val në ujë me kripë nja 10 minuta. Kullojini dhe shtoni pak kripë, rigon, paprika, piper të zi dhe vaj. Përzijeni që të lyen nga të gjitha anët.
Në një tigan me fund që nuk ngjitë shtoni pak vaj dhe thekni copat e pulës mirë, shtoni dhe patatet me pjesën e brumit poshtë që të theken mirë, kthejini nga ana tjetër dhe lërini përsëri të theken mirë.
Shtoni hudhërat e grira imët, disa feta limoni, rozmarin dhe shuani me pak lëngë limoni. Lëreni që lëngu i limonit të avullojë dhe shtoni 1 gotë nga lëngu i mishit. Mbujoleni me kapak dhe lëreni që lëngu të bëhet kremoz.
Sipas dëshirës kur ti shtoni lëngun e pulës mund ta vazhdoni gatimin në furrë për nja 10 minuta. Shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |