Presh jahni
- presh 1,5 kg,
- vaj 4-5 lugë gjelle,
- qepë 2 kokrra,
- salcë 1 lugë gjelle,
- uthull 2 lugë gjelle,
- kripë, piper,
- 2 fletë dafine
Preshtë e pastruar lahen dhe priten në copa të pjerrëta me gjatësi rreth 3-4 cm. Në tenxhere me yndyre kaurdisen qepet, pastaj shtohen preshtë dhe vazhdon kaurdisja derisa ata të vyshken. Pastaj hidhet salcë domate, pak spec i kuq, përzihen lehtë, shtohet pak uje derisa të mbulohen përgjysmë, hidhet krip, piper, fletë dafine, pak uthull, mbulohen me kapak dhe ziejnë në zjarr të javashëm për 30-40 minuta derisa të bëhen gati.
Sherbehen te nxeht.
Ju Befte mire 🙂