“Popsa” me kos dhe fruta
Në faktë shqip nuk kam gjetur një emër fiks për këto sepse nuk janë as akullore, as kasata e as parfe. Amerikanët i quajtën “popsicle” nga kompania e parë që i hodhi në treg këtë llojë forme , italianët i quajnë “ghiaccioli” ne i kemi shqipëruar “popsa”. Nëse keni ndonjë emër të saktë për to ju lutem ma shkruani në koment këtu posht. Gjithsesi këto janë ëmbëlsira, akullorja ose zemra perfekte për tjua dhënë fëmijve tuaj, për ti bërë ata të hajnë fruta por më e rëndësishme është qe nuk i jepni të hanë pislliqe me” yndyrna të saturuara and &Co”.
Ju nevojiten format por në munges mund ti bëni me gotat një përdorimshme dhe të vendosni një shkop në mes ose një lugë të vogël që ti nxirni me kollajë. Unë i bëra me dy shije të ndryshme, ju mund të zgjidhi shijet që dëshironi
400 ml kos shtëpie lope ose të bler pa sheqer
4-5 lugë mjaltë ose shurup panje ose agave
një dorë luleshtrydhe
2 pjeshka të buta
1 stek vanilje e freskët
Bashkoni mjaltin me kosin dhe farat e vaniljes së freskët dhe përzijini mirë derisa shikoni që kosi është përzierë mirë me mjaltin. Nga kjo masë mbushni tre forma. Prisni luleshtrydhet në feta dhe futini brënda te format. Pjesën tjetër të kosit që mbeti shtoini disa copa pjeshke dhe grijini derisa të bëhet një masë e trashë. Mbushni format e tjera dhe vendosini në frigorifer te ngrirja për disa orë.
Shënim: kosin mund ta përzini me copëza të vogla frutash të ndryshme për ti bërë edhe më tërheqëse për fëmijet tuaj dhe për ju.
Ju bëftë mirë 🙂