Polenta në furrë me djathë gorgonzola
Mua spara më pelqen polenta e thjeshte ajo që bëhet si brum ose dhe me e trashë që e presin në feta me thik ose me fije peri.Sinqerishtë herën e pare kur e kam provuarë më eshte dukur si sapun :)Të vetmen mënyre që me pelqen paksa është e bërë me djathë ose si formë torte e vogël e kripur e mbushurë.
PERBERSIT: për 2 persona
500 ml ujë
1 lugë krip e trashë
150 gr miell misri për polenta
1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër.
pak gjalpë
100 gr gorgonzola (gorgonxola)
PERGATITJA:
Pik së pari shikoni kohën e gatimit dhe masat ujë -polenta të konfesionit që keni blerë.Vendosni ujin të ziej dhe kur të kete marë valë shtonikripën,vajin dhe miellin për polenta pak nga pak duke e përzierë pa ndaluar në mënyrë që mos ju formohen kokriza.
Pastaj me një lugë druri përzieni vazhdimishtë derisa thot etiketa e miellit që keni zgjedhur ose kur e shikoni që shkëputet lehtësishtë nga anët e enës ku po gatuhet,nga fundi shtoni djathin gorgonzola.Përziheni derisa kur shikoni që djathi fillon të shkrihet.Shtrojeni në një tavë ,sipër vendosni pjesë të vogla gjalpi dhe vendoseni në furrë të nxehur më parë në 200° derisa të formohet një shtres krokante dhe me ngjyrë te kuqerremtë.
Shërbejeni të nxehtë.
Ju bëftë mirë 🙂