Pite te mbushura
Kto pite i përgatis shpesh në ditët e dimrit për të ngrën mëngjes.Nuk thithin shumë vaj dhe brumi i tyre është tepër i shijshëm sepse është i zënë me kos.Mbushjen mundë ta bëni me atë që dëshironi më shumë.Të miat janë disa me djathë të bardhë,disa me proshutë dhe djathë kaçkavall,disa me djathë gorgonzola dhe arra dhe disa me mishë të grirë dhe qep.
për rreth 20 -25 cop
500 gr miell
200 gr kos
1 majë luge sod buke
pak kripë
vaj për skuqje
Zini brumin duke bashkuar kosin me miellin,sodën dhe kripën.Përzijeni mirë derisa të formohet një brumë i ngjeshur mirë.Nëse është i thatë shtoni pak ujë të nxehtë.Mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni mënjanë nja 30 minuta të pushoje.Pastaj priteni në kuleç të vegjël dhe hapeni me ndihmën e një hokllaie dhe pak niseshteje në rrathë me diametër 15 cm ose sa të doni.Mbusheni me çtë dëshironi më tepër.Mbylleni mirë anët duke i përthyerë dhe ngjeshur me njëra – tjetrën. Skuqeni me pak vaj nga të dyja anët.Shërbejini të ngrohta.
Ju bëftë mirë 🙂