Pitet e Mamit
E kush nuk i mban mend pitet e femijrise.Kush nuk e mbane mend ate arome qe te ftonte ne kuzhine sa zgjoheshe nga gjumi te dielave.Akoma dhe sot sa here shkoj ne shtepin time,te dielave gjej akoma maman time me menge te perveshura dhe duart me miell duke pergatitur pitet.Te preferuarat e mija jan te lyera me gjize te kripur,Por secili ka gustot e veta dhe mund ti mbushni me cte deshironi.Ketu po ju sjell receten baze.Pitete e thata.Mbushjen po jua le juve.
PERBERSIT:
400 gr miell 00
1 luge e vogel sode buke
pak kripe
uje te ngrohte
vaj per skuqje.
PERGATITJA:
Vendosni miellin ne tavolinen e punes dhe beni nje grop ne mes.Shtoni anash pak kripe dhe soden e bukes dhe ne mes shtoni pak uje te ngrohte.Filloni zini brumin duke e punuar vazhdimishte deria te formohet plotesishte,Punojeni per disa minuta.Prisni nga brumi kulaçe te vegjel dhe hapeni me hokllai ne trashesin 2 cm.Mund ti beni te dimesionit qe deshironi.Hapini te gjith brumin me ndihmen e niseshtes..Vendosni nje tigan me pak vaj qe te nxehet dhe filloni skuqini pitet.Vendosini ne nje pjate me leter kuzhine posht qe tjua perthaje vajin e tepert.Sherbejini te ngrohta te shoqruara me djath,gjize,salc kosi ose me gjelle prej mishi te grire dhe qepe.
Ju befte mire 🙂