Pilaf orizi
Pilafi i jonë është vërtet tepër i shijshëm i shërbyer për te shoqëruar pjatat e mishit dhe të peshkut por shpeshë here dhe si një pjatë e parë, pilafi i orizit ështe ndër pjata që gjëndet më shpesh në tryezat tona.Dihet që masa e tijë është një pjesë oriz me dy pjesë lëngë.
PERBERSIT:
200 gr oriz
400 ml lënge pule i nxehtë.
pak kripë
pak gjalpë
pak vaj ulliri
PERGATITJA:
Ne një tenxhere shkrini 3-4 lugë gjalpë me pak vaj ulliri dhe shtoni orizin.uleni zjarrin dhe skuqeni orizin derisa të fillojë të marri ngjyrë.Shtoni lëngun e pulës të nxehtë,kriposeni paksa,vendosni kapakun e tenxheres dhe lëreni të ziej në zjarre të mesem.Mos përzieni dhe mos e hapni kapakun për 10 minuat e para.Eshte gati kur uji ka avulluar dhe në sipëfaqe janë formuar vrimat.Hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni kapakun me një beze kuzhine ,lëreni të qetsohet dhe të ftohet paksa.
Shërbejeni per të shoqëruar pjatat e mishit,të peshkut,perimeve të zjera ose sipër me Salsa Gravy (Grevi)
Ju befte mire 🙂