Pilaf mesdhetar
Po pastroja frigoriferin për ta lën boshë pasi do nisem për pushime dhe rastësia e bekuar me bëri të krijoja këtë pjatë kaq të shijshme. Gati mesdhetare, shijet e mija të preferuara.
2 patëllxhanë
një dorë domate qershizë
6-7 lule kungulli
gjysëm qep e ëmbël
2-3 thelpinjë hudhra
1 gotë orizë
vaj ulliri ekstra i virgjër
pak gjalpë
2 lugë të vogla kripë
pak piper i zi
2 gota lëngë vegjetalë i nxehtë ose 2 gota ujë të nxehtë
pak rigon
pak trumëz
Vendosni të kaurdisen në vajin e nxehtë patëllxhanët e prera ne kubikë. Natyrishtë ato do thithin gjithë vajin por në momentin që janë skuqur shtoni akoma pak vaj, bashkoni dhe qepën e grirë imët në tiganë. Kaurdisin sëbashku dhe shtoni hudhrën dhe domatet e prera në katërsh. Vazhdoni kaurdisjen derisa domatet të marrin faqe. Bashkoni dhe orizin, kriposini shtoni rigon, piper të zi, trumëz dhe kripë. Një pjesë të luleve të kungullit tëpastruara nga pistili dhe prera trashë. Përzijini.
Shtoni lëngun e nxehtë, sipër rendisni pjesën e mbetur të luleve të kungullit,nemes per dekor vendosni nje domate qershizë të plotë dhe trasferojeni në furrën e nxehur më parë në 200°C.
Tigani im është i përshtaçëm dhe për furrë , ju mund ta hidhni orizin në një tavë të thellë.
Piqeni për rreth 30 minuta ose derisa ka thithur të gjithë ujin dhe sipërfaqja është bërë me vrima.
Lëreni të pushojë pak përpara se ta shërbeni akoma me pak trumëz sipër.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
Mmm kjo duket shume e mire. Duhet provuar ??
Mmmm sa i shijshem. Do e provoj sa me pare ????
Sa e shijshme duket.... do ta provoj
Kjo behet shume e mire, une e gatuaj pa lulet e kungullit pasi ne Prishtine skam gjetur asnjehere ne shitje.
Bravo Addall se na knaqe me receta ????????
Do e bej direkt neser per dreke ????
Shume e shijshme duket