Pilaf me mëlçi
Një pjatë shumë e thjeshtë e traditës tonë.
300 gr. mëlçi llojin që dëshironi
2 hurdhëra
1 qep e vogël
kripë dhe piper i zi
pak majdanoz
pak vaj ulliri
200 gr. oriz
400 ml lëngë pule i nxehtë.
pak kripë
pak gjalpë
pak vaj ulliri
Pastroni mëlçit dhe pritini në copa. Grini imët qepën dhe hurdhërat dhe vendoseni të kavërdisen me pak vaj ulliri, shtoni mëlçit dhe përziji, kriposni dhe shtoni piper të zi. Ulni zjarrin në maksimum dhe lërini të gatuhen për disa minuta duke i përzier vazhdimishtë.
Ndërkohë përgatisni pilafin dhe lëreni të ftohet paksa.
Shërbejeni pjatën me majdanoz të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂