Pilaf me kuinoa dhe spinaq

Një pjatë plotë proteina vegjetale dhe hekur, ideale sidomos për ju që shkoni në palestër por dhe për ju që doni të ruani linjat. Një ushqim i shëndetshëm për përditshmërin tuaj.
2 filxhan kafe kuinoa
gjysëm qepe e bardhë e ëmbël
2 thelpinjë hudhra
300 gr. Spinaq
2 lugë vaj ulliri
1 lugë të vogël kripë
pak piper të zi
1 tufë e vogël majdanoz
4 filxhane kafe lëngë vegjetalë ose ujë të nxehtë
Grini imët qepën dhe hudhrën dhe vendoseni të kaurdiset me vajin, shtoni spinaqin e prer, pak majdanoz të grirë imët dhe kaurdisini sëbashku. Kriposini, piperosini dhe shtoni kuinoan e shpëlarë mirë e mirë në ujë të ftotë .
Kaurdisini derisa kuinoa të thahet. Shtoni lëngun vegjetalë ose ujin e nxehtë, përzijeni mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziej e si një pilaf normal.
Shërbejeni pasi është ftohur paksa.
Submit your review | |
Shume flm sidomos per masat qe i ke shume praktike me filxhane kafe ????. Une e bera dhe vertet qe me mbajti goxha nuk me mori uria.
Te njejten e pergatis ne forme te muffins, I shtoj edhe veze. Shume me shije dhe e shendetshme. Vajza ime 4 vjeq i pelqen shume:)