Pilaf furre me të brëndshme viçi
Kam dashur gjithmon tjua sjell këtë recet që në shtëpin time përgatitet pothuajse çdo festë e sidomos atyre të fundvitit. Janë pjata të harrura që shumë pak njerëz i përgatisin dhe është për të ardhur keq sepse koston e ka të lirë dhe figurën e bën të madhe.
1 kg oriz për pilaf
rreth 800 gr. me të brendshme viçi në munges ato të qengjit ose kecit.
3 qep
2 thelpi hudhër
kripë dhe piper të zi
disa degë trumëz
2 lugë gjalpë
3 lugë vaj ulliri
2 litra me lënge vegjetalë ose lëng mishi të nxehtë
1 gotë verë të bardhë
Prisni në copa të vogla të brëndshmet dhe kavërdini me gjalpin dhe vajin. Grini imët qepën dhe hudhrën dhe sapo të brëndshmet të ken filluar të thekërisen mirë shtoni dhe këto të fundit. Kriposeni dhe shtoni piper të zi të bluar në çast, gjethet e trumzës dhe kavërdsini akoma në zjarrë shumë të ulët. Bashkoni dhe orizin me to dhe shuani me verë të bardhë. Sapo vera të avullojë trasferojini në një tavë të thellë ku do të shtoni dhe lëngun e nxehtë. Vendoseni tavën në furrën e e nxehur më parë në 200° derisa të përthahet mire dhe sipërfaqa të jetë bërë me vrima. Nëse sipërfqaja fillon ju skuqet shumë mbulojeni me letër alumini.
Lëreni të ftohet paksa dhe shërbejeni me një pjatë kos.
Ju bëftë mirë 🙂