Petulla me maja
Gjyshja ime bënte petullat më të mira që unë kam ngrën ndonjëherë. Fatkeqësisht tani është shumë e moshuar dhe prej duarve të saj si kam provuar më. Këto petulla janë të mira për një mëngjes përgjat fundjavave kur keni kohë të gatuani për familjen tuaj.
3 gota miell
1 lugë e vogël kripë
10 gr. maja birre e thatë
pak ujë të ngrohtë
Pjesa tjetër:
700 ml. vaj për skuqje
mjaltë
Përzieni në një enë miellin me kripën dhe majan e thatë dhe shtoni pak nga pak ujë duke e përzier me një pirun. Brumi nuk duhet të jetë shumë i fortë, gati i lëngshëm. Mbulojeni me një beze dhe lëreni në vëndë të ngrohtë për 1 orë. Mbasë 30 minutash përzieni dhe njëherë brumin.
Vendosni vajin të nxehet dhe me gishtat pak të njomur merrni pak nga brumi dhe shtojeni te vaji. Skuqini mirë nga të gjitha anët. Kullojin dhe thithjani vajin me letër kuzhine.
Shërbejini me mjaltë ose reçel. Mua më kujtohej që i ngjyenim dhe në sheqer kur ishim fëmij.
Mëngjes të mbarë 🙂
Ju lumshin duart