Pesto me Fistik
Siç e kam shpjeguar ne postet e meparshme Pesto eshte nje salse qe perdoret gjeresishte ne kuzhinen moderne.Sot po jua sjell ate të pergatitur me fistik.
PERBERSIT:
400 gr fistik te qeruar
2 lugë djathe Kaçkavalli grire (parmigiano,pekorino ose grana padano)
60 ml vaj ulliri i cilesis së mire
3-4 fleta borzilok
PERGATITJA:
Pastroni fistikun nga lëvorja dhe nga lëkura ngjyre vjollcë.Mund ti lini për disa minuta ne ujë të ngrohtë dhe ti ferkoni me duar në këte mënyre ju hiqet me kollaj.Vendosini ne një mikser bashkë me djathin e grire dhe fletet e borzilokut.Grijini mirë dhe filloni shtoni vajin ngadal duke i grirë vazhdimishte derisa të përfitoni nje krem te dëndur.