Pesto kungulleshkash
Ju kujtohet ajo arka me kungulleshka të freskëta që pata blerë, ishin perfekte për të realizura këtë pesto. Të njoma dhe të vogla. Mund të përdoret si i gatuar ashtu dhe i gjallë. Biles i gjallë është akoma dhe më i mirë.
për rreth 300 gr. pesto duhen :
6-7 kungullesha të vogla
një dorë fara pishe (stika pishe)
50 ml. vaj ulliri ekstra i virgjër
pak kripë dhe piper të zi
disa gjethe borziloku
2 thelpinjë hudhër
2 lugë parmixhano të grirë
Vendosini të gjithë përbërësit në një blender dhe grijini në maksimumin e shpejtësis derisa të përfitoni një krem të kokrizuar. Nëse del shumë i trashë mund ta holloni me nja dy lugë ujë. Ruajeni në frigorifer për ta përdorur për përgatitjet tuaja. Nuk rron më shumë se 3 ditë.