Pesto bathësh
70 gr djathë parmixhano(parmigiano) ose pekorino (pecorino)
1 thelpi hurdhër
disa gjethe mendër
300 gr bathë të fresketa të qëruara
100 ml vaj ekstra te virgjër.
Pastroni bathët dhe nga qesja e tyre e brendëshme duke lën vetem frutin ngjyrë të gjelbër.Vendosni thikat e mikserit në ngrirje për disa minuta kjo mënyre do ju ndihmoje ta ruani ngjyrën e bathëve të gjelbër.Trasferoni të gjithë përbërsit në mikser dhe grijini duke bëre pausa herë pas here.Duhet të keni një komposto gjysëm të shkërmoqur gjysëm kremoze.
Ruajeni në frigorifer për ta përdorur për pjatat e para si përshembull rizotot dhe makaronat e ndryshme.
Ju bëfte mirë 🙂