Peshk shën pjetër në furrë me perime
Me siguri do jet peshku më i shëmtuar në pamje por ju siguroj që ka nje shije fantastike. Unë dhe këtë rradhë e solla në tavë me perime por mundë ta gatuni normal si gjithë peshqit e tjerë.
Peshkun vendoseni në një shtrat perimesh sipas dëshirës dhe shtoini erëza, kripë, piper dhe vaj ulliri. Në furrë në 200° për rreth 30 minuta. Shërbejeni menjëherë.
Ju bëftë mirë 🙂