Peshk fragolino ne furre

Fragolino eshte nje peshk me mish shum te bute dhe te shijshem.Emrin shqip nuk ja di ngjan pak ne shije me troften por eshte dhe me shum i shijshem.Un e pergatita thjesht fare duke qene teper i fresket dhe nuk doja ta prishja shijen e tije me aroma te ndryshme.
- peshk fragolino reth 1 kg e gjysem
- majdanoz
- krip dhe piper i zi
- pak vaj ulliri
- limon
Pastroni peshkun nga luspat dhe lajeni mire.Kriposeni mire nga jasht dhe brenda.Lyeni me pak vaj dhe vendoseni ne furren e nxehur me pare ne 200 grad per 40 minuta.
Per ti dhene nje shije pak te tymosur vendoseni direkt ne telin e sobes dhe jo ne tave.
Sherbejeni te nxeht ma pak piper te zi siper dhe majdanoz te grir holl.Shoqerojeni dhe me limon.
Ju befte mire 🙂