Përshëndetje nga Phuket-i
Po ju shkruaj nga Puketi, një qytet bregdetar në Tailandë. Jam mahnitur me këtë vënd dhe pse se kam vizituar akoma të gjithin. Ka aq shumë gjëra për të parë dhe nuk e di a do më mjaftoj koha. Këtu është 6 orë para dhe mezi u mësova me ndryshimin e orës. Puketi është parajsa në tokë dhe pse kisha dëgjuar gjëra të mrekullueshme rreth tij, prap se imagjinoja dot që ishte i tillë. Një klime me temparatura të kënaqëshme që i bëjnë mirë trupit dhe mëndjes. Këtu po ju vendos disa foto sa për të shijuar disa grimëca, të tjerat do j’ua postoj në ditët në vijim. Kam tabletin me vete kështu që as recetat nuk do ju mungojnë. Ndërkohë që ju shikoni foto une po shijoj dielli, librat dhe ushqimin e këtij vëndi. Mirupafshim në postime të reja 🙂