Perime furre
Perimet e furrës mund të jen një kontono për të shoqëruar pjatat e mishit ose të peshkut ose një vaktë vegjetarian shumë i shijshëm sidomos në darkë pasi nuk ka shumë kalori. Mund ti përgatisni me perimet që doni ju më teper. Të miat ishin këto më posht.
3 patate
1 qep e madhe
1 patëllxhan
2 kungulleshka
2 karrota
nje dorë domate të vogla
erëza të ndryshme (rigon, borzilok, rozmarin, piper)
pak kripë
pak vaj ulliri
Lani perimet dhe pritini në feta të holla. Domatet pritini në mes. Vishni një tavë me letër furre dhe vendosni në të perimet por të hapura që mos prekin njëra tjetren. Shtoni kripë, piper , erëzat dhe vaj ulliri. Piqini në 200° për 20 minuta.
Shërbejini të ngrohta.