Perime dimërore në furrë
Kjo tavë me perime dimërore është prova që dhe dimri ka ngjyra dhe që duhet ti konsumojmë sa më shumë. Mund ti shërbeni si garniturë ose me shtimin e pak suxhuku mund të jetë një pjatë kryesore në vaktin tuaj.
brokoli
patate të reja
lulelakër
karrota
presh
chorizo në rastin tim ose suxhuk
kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri
2 lugë paprika
barë qepe “çives”
Pritini në copa të mëdha brokolin, lulelakrën dhe vendoseni të ziejë në ujë me kripe për nja 10 minuta sëbashku me patatet e qëruara. Kullojini dhe shtoini në një enë të madhe ku do të shtoni dhe karrotat, preshin e prer në rondele pak vaj, kripë, piper dhe paprika. Përzijeni mirë dhe shtroini në një tavë me letër furre poshtë. Siper vendosni dhe suxhukun e prerë në feta dhe futini të piqen në furre në 200°C për 20 minuta ose kur shikoni që janë thekërisur mirë. Shërbeji me barë qepe sipër.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
Te lumshin duart, vdes pwr perime une ????????????