Përgatitja e pandispanjës
Pandispanja siç njihet është baza e shumë tortave. Ka disa receta për përgatitjen e saj por këto që po ju shënoj më poshtë janë ato që përdoren me shpesh në përgatitjet e ëmbëlsirave tona. Receta e parë është më e thjeshtë dhe ka me pak vezë, ndërsa e dyta që përdoret zakonishte për tortat me shumë kate ka më shumë vezë,
Receta e parë :
6 vezë temp. ambjenti
150 miell 00
50 gr. niseshte misri ose patateje
100 gr. sheqer
16 gr. vanilje ose aromën që dëshironi
Ndani të bardhat nga të verdhat dhe rrihini në shkumë me pak kripë. Të verdhat i rrihni mirë me sheqerin derisa të bëhen shkumoze për nja 15 minuta. Pastaj shtoni të bardhat e formuar në shkumë dhe përzini nga lartë poshtë me një spatul kuzhine për mos i ulur volumin. Shtoni duke situr pak nga pak mielli e përzier me niseshten dhe vaniljen gjithmonë duke përziere me kujdes derisa mos keni më kokrriza. Brunim vendoseni në një tavë me diameter 24-26 cm të lyer me pak gjapë dhe pluhërosur me miell. piqeni në furrën e nxehur më parë ne 160-170° për 25-30 minuta. Lëreni të ftohet dhe nxireni nga forma.
Receta nr 2:
4 vezë të plota
8 të verdha veze
200 gr. sheqer
200 gr. miell
40 gr. niseshte patateje
16. gr vanilje
Rrihni vezët e plota me sheqerin me ndihmën e një rrahësi elektrik ose robotin e kuzhinës. Rrihini për 10 -15 minuta në mënyre që të përfitoni një krem të fryrë. Shtoni një nga një të verdhat e vezëve dhe vazhdoni përzijini rreth 5-6 minuta të tjera. Shtoni duke situr miellin me vaniljen dhe niseshten dhe përzijini ngadal me ndihmën e një spatule nga poshtë lartë. Në këtë mënyrë nuk do ta humbasin ajrin që mori masa me vezë dhe sheqer gjatë përzierjes.
Ndajeni brumin në nje tava me dimesione 24 -26 cm të lyer me parë me gjalpë dhe miell. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 160°-170° për 30 minuta. Kur të jen gati hiqini nga furra dhe lërini të ftohen plotësishtë.