Përgatitja e locionit pastrues për fytyren në kushtet e shtëpisë
Gjithmonë e kam theksuar që është fare e thjeshte me produktet që kemi ne shtëpi te krijojm maska,dhe locione pastruese për lekuren e fytyres dhe jo vetem.Por si ta përgatisnim këte locion pastrues për lëkuren e fytyrës?! Fare e thjeshte.
Përbërësit;
½ filxhan kos natyral
1 lugë vaj ulliri
1 e ½ lëng limoni
Përgatitja:
Merrni limonin shtrydheni dhe merrni gjithë lëngun. Hidhni lëngun në një pjatë dhe më pas shtoni me radhë vajin e ullirit dhe kosin natyral. Përzieni mirë gjithë përbërësit me radhë, dhe vendosni masken e përgatitur në fytyrë dhe në qafë që të keni lëkurë të lëmuar edhe aty. E lini trajtimin të qëndrojë në fytyrë 20 minuta, për 3 minutat e para dhe masazhoni fytyren me bulëzat e gishtave. Një pakujdesi gjatë masazhimit me bulëzat e gishtave mund të plasarisë lëkuren dhe t’a dëmtojë atë, prandaj kushtoni shumë rëndësi trajtimit, zgjedhjes së përbërësve, vendosjes së maskës dhe masazhimit që ushtrohet mbi lëkurë.