Patëllxhana me salcë domatesh dhe djathë të bardhë
Patëllxhanët e fundit për këtë vitë. Salcën e domateve e kam bërë me domate verore por ju mund të përdorni dhe salcën në kuti.
3-4 patëllxhana
150 gr. salcë domatesh
2-3 hudhëra
kripë dhe piper i zi
pak djath të bardhë
pak rigon
pak vaj ulliri
Prisni patëllxhanët në copa të mëdha dhe vendosini në një tavë ku do të shtoni kripë, rigonë dhe vaj ulliri. Vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200 gradë për nja 20 minuta ose kur shikoni që jan gati.
Salcën e domateve përzijeni me hudhërat e grira imët, pak krip, piper dhe rigon, shtojeni sipër patëllxhanëve dhe lëreni të gatuhet këtë rradhë në 180° për nja 20 minuta të tjera. Shkërmoqni dhe djathin sipër dhe lërini dhe disa minuta të tjera derisa djathi të shkrijë.
Shërbejeni me akoma pak rigon sipër dhe bukë të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂