Patatina të bëra në shtëpi
Ka dy mënyra për të pergatitur patatinat në shtëpi. Të skuqura ose në furrë.Natyrishtë në furrë ato janë më të shëndetshme por të skuqura ato bëhen edhe më krokante.Provojini të dy mënyrat dhe shikojeni ku ndjeheni më rehat. Mundë ti aromantizoni me ërzat që dëshironi më tepër,si rigon,piper te zi,piper të kuq,paprika të ëmbel ose të tymosur.Këto të miat jan me rigon dhe të gatuara në furre.Sekreti për ti pasur patatina sa me krokante si të pergatitura me të dy mënyrat është që ti lini sa më gjatë në ujë të ftohtë në mënyre që ti dali amindoni dhe gjate gatimit ato nuk do ju lëshojnë ujë.
patate
vaj ulliri
kripë
rigon
Qëroni patatet dhe pritini në feta shumë të holla me mandolinën (vegël e posaçme për të prer perimet shumë hollë)ose me qëruesen e patateve.Vendosini në ujë të ftohtë për rreth 1 orë dhe gjatë kësaj kohe ndrojani ujin nja dy here.Kullojini dhe përthajini shumë mirë me një beze kuzhine.
Vendosni në tavën e shtruar me letër furre poshtë.Shtoni pak fare vaj ulliri dhe hapeni me dorë në menyrë që të lyhet letra dhe patatet mos tju ngjiten.Shtroni patatet por mos të jenë sipër njëra tjetrës(Nëse kini tava silikoni për pjekje skan nevoj për vaj sepse ato shkëputen shumë kollaje nga tava).Shtoni rigon dhe vendosini në furrën e nxehur më pare ne 170° per 30 minuta.Nëse nuk ju duken mjaftueshëm krokante lërini në furrën e fikur edhe 15 minuta të tjera.Hiqini dhe kriposini.Lërini të ftohen dhe shërbejini.
Për versionin e skuqur mjafton që ti skuqni patatet në vaj kikiriku të nxehtë për disa sekonda.Përthithjani vajin me letër kuzhine.Kriposini dhe shtoni rigon.Shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂